Në ditën që erdhi në jetë vajza e saj, Arbenita Ismajli humbi një person të shtrenjtë

Në ditën që erdhi në jetë vajza e saj, Arbenita Ismajli humbi një person të shtrenjtë

Me një postim të 24 prillit, Arbenita Ismajli njoftoi se kishte sjell në jetë të voglën e saj shëndosh e mirë. Më vonë, babai i të porsalindurës, Fero publikoi një fotografi pranë nënës dhe vogëlushes duke zbuluar se emri i saj është Nina, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)

Gëzimi i një dite të lumtur, u këput kur babai i Arbenitës, që kishte ditë i sëmurë humbi betejën me COVID-19.

Së pari, lajmin e dha motra e modeles, gazetarja Almedina Ismajli me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Unë kam raportuar me gjakftohtësi vazhdimisht për rastet e reja me COVID dhe viktimat. Një nga viktimat sot bë edhe babai im, motivi i jetës sime, pa të cilin se di a do të mund të gjej forcë më për jetë”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Për humbjen e babait në ditën që u bë nënë reagoi edhe Arbenita më vonë me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ndau një fotografi bardh e zi të të atit për të shprehur dhimbjen e saj dhe për të ndarë një mëzash me ndjekësit.

“Pusho në paqe babi. Uroj që Zoti të të bekojë me një vend në parajsë. Do të jesh gjithmonë në mendjen time”, duke vazhduar, “Ju lutem të gjithve kujtojani të dashurve tuaj që i doni dhe gjithnjë përqafojini, nuk e dini se kur do t’i keni më”. /Insajderi.com