Në gusht të vitit të kaluar, aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë dhe në jetë erdhi një djalë. Ajo zbuloi emrin e vogëlushit i cili është Amar.
“Biri ynë quhet AMAR. Emri vjen nga Hebraikja që do të thotë i Përjetshëm dhe nga Arabishtja që do të thotë Hënë”.
Vogëlushi Amar lindi në një datë të veçantë për prindërit. Datëlindja e tij përmban datën 21, që është data e lindjes së babit dhe muajin 8, që është muaji i lindjes së nënës.
“Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8”.
Shtuar këtij fakti që çifti jetojnë tashmë në Spanjë, kaq pak dihet për jetën e personale të aktores dhe partnerit të saj.
View this post on Instagram
Ajo theu akullin gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Revista Who”. Aktorja ka ndarë detaje rreth njohjes me babain e vogëlushit dhe historinë e dashurisë, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Aktorja thotë se ajo njihte partnerin e saj shumë sipërfaqësisht gjatë kohës në Tiranë, por u takuan në Madrid.
“Jemi takuar në Madrid, për Krishtlindje. Ne njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk e di nëse më kishte, thjesht s’kam pasur asnjë mendim për të. Fjalia e vetme që i kam thënë atë ditë që e pashë ishte: ‘Sa i bukur qenke bërë ti’. Ai qeshi.”- tregoi Gixhari.
Takimi i tyre ishte krejt rastësor, diçka si nëpër filma e shpjegon aktorja.
“Shumë vite pa e parë, kisha harruar që ai njeri ekzistonte diku. Takimi ynë ka qenë fare i rastësishëm, si nëpër filma. Madje miqtë që e dinë historinë tonë kanë filluar vërtet të mendojnë se gjërat janë të shkruara. Pas pak kohësh filluam të flisnim në telefon dhe aty e gjetëm veten duke i shkruar njëri-tjetrit pa pushim”.
Më pas ajo zbuloi se propozimi ndodhi në Itali në një natë me hënë të plotë në një nga lokalet buzë detit.
“Rashë shumë keq në dashuri! Propozimi ndodhi në një natë me Hënë të Plotë, në një lokal të vogël dhe romantik buzë detit. Ai është detajist dhe e di çfarë marrëdhënie kam unë me detin. Ndodheshim në Itali dhe më tha: Ti do vish të jetosh me mua? E pyeta se ku dhe përgjigja e tij ishte: “Kudo!” Unë pranova dhe kaq ishte.”- përfundoi ajo.
Ndonëse aktorja ruan me xhelozi jetën e saj privatë, ajo ka krijuar një lidhje me ndjekësit e saj duke ndarë detaje nga periudha e shtatzënisë dhe pastaj për rolin e saj si nënë. /Insajderi.com