Së fundi, Justin Bieber debutoi me një pamje të re – këngëtari tani ka gërsheta afrikanë, njofton Insajderi.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari është paraqitur me këtë model flokësh. Sipas BuzzFeed, Justin u shfaq po me të njëjtin stil në vitin 2016, ku u përball me akuza të përvetësimit kulturor.
Përgjigja e tij ndaj akuzave të përvetësimit kulturor nuk ndihmoi gjithashtu: Ai postoi një video në Instagram në atë kohë duke iu përgjigjur kritikave me mbishkrimin “të qenit i çuditshëm është argëtues” nëse nuk je i çuditshëm nuk të dua”.
Disa vjet më vonë, ai sërish bëri po të njëjtin model flokësh, dhe ndjekësit e tij e akuzojnë për përvetësim kulturor. /Insajderi.com