Kemi një lajm i mirë dhe një të keq për adhuruesit e “Peaky Blinders”

Kemi një lajm i mirë dhe një të keq për adhuruesit e “Peaky Blinders”

Pandemia e COVID-19, la në pauzë xhirimet e sezonit të ri të “Peaky Blinders” dhe për shumë adhurues të serialit, kjo ishte shumë zhgënjyese.

Mirëpo, lajmi i mirë që na erdhi më herët është që sezoni i gjashtë gjithashtu kishte nisur xhirimet, të cilat tashmë janë drejt fundit. Prej disa ditësh, xhirimet kishin ndaluar për shkak të infektimit me Covid-19 të një prej anëtarëve të stafit, siç u tha. Mirëpo, pasi ka bërë testin, personi në fjalë ka rezultuar negativ, ndaj xhirimet do të vazhdojnë sërish, njofton Insajderi.

‘Xhirimet u ndaluan në Peaky Blinders për shkak të një rezultati të rremë pozitiv të testit për një anëtar të ekuipazhit. Në përputhje me protokollin, ky person mori një test NHS dhe kushdo që ra në kontakt me ta u izolua – siguria e ekipit tonë në Peaky Blinders është e një rëndësie të madhe. Testi NHS është kthyer negativisht dhe xhirimet do të rinisin si normalisht nesër.’- tha zëdhënësi i serialit për “Mail Online”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aktorët kanë xhiruar edhe në Skoci, kryesisht në lagjen më historike të qytetit Castlefield.
Setet e reja po portretizojnë Birminghamin, vendndodhjen aktuale, ku edhe janë rregulluar vendet me pajisje për të paraqitur ashtu siç është më së miri vendet se ku bëhen xhirimet.

Lajmi i keq për fansat e këtij seriali është fakti që sezoni i gjashtë do të jetë edhe i fundit siç ka konfirmuar shkrimtari dhe krijuesi Steven Knight. /Insajderi.com