Sot, ishte një ditë e lumtur në familjen e Elita Rudit e cila po rritet me bebusha, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Elita njoftoi se është bërë sërish teze. Motra e saj Natyra Rudi solli në jetë një djalë që i lanë emrin Kaan.
Ajo ka ndarë momentin e gëzueshëm teksa ka publikuar imazhin e bebushit në momentet e para pas lindjes teksa prezantohet për herë të parë me të atin, me të cilin i ndan një xham.
Të dy motrat, përjetuan shtatzëninë në të njëjtën kohë, me Elitën që solli në jetë fëmijën e saj të dytë me Gjikon në fillim të muajit mars. Në jetë erdhi një vogëlushe që i lanë emrin, Bota. /Insajderi.com