Ajo që po flitej për një kohë të gjatë – sigurisht, për lidhjen e Melisa Lleshit dhe Andi Shehit – u konfirmua me një videoklip.
Të dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” ishin përfolur për një lidhje edhe gjatë kohës sa ishin në emision, mirëpo të dy e kishin mohuar kategorikisht. Ku ka zë s’është pa gjë, dhe dyshimet vetëm sa vinin e shtoheshin.
E vendosur në një zyrë, Andi është burri që ka vëmendjen e të gjitha grave brenda kompanisë, por ai ka sy vetëm për Melisën. Kur kjo e fundit largohet furishëm nga zyra e tij, Andi ngrihet në këmbë, vrapon pas saj, e kap nga krahu dhe i dhuron një puthje. Ishte nga ato puthjet që na kujton dashuritë më të mëdha hollivudiane.
Ishte ky rasti i dytë, që një çift krijohet jashtë emisionit të dashurisë, ndonëse ishin në të njëjtën kohë pjesë e formatit.
Kujtojmë, Tea Trifonit dhe Beart Rexhepi që tronditën një publik të tërë kur konfirmuan lidhjen e tyre – po me një puthje. /Insajderi.com