Sindi dhe Atdheu kapen mat jashtë ‘Përputhen’

Sindi dhe Atdheu kapen mat jashtë ‘Përputhen’

Konkurrentët e emisionit ‘Përputhen’, Sindi Loci dhe Atdhe Xheravina janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin në një nga lokalet e Shqipërisë, përcjell Insajderi.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por që ata shihen shumë të afruar me njëri-tjetrin nuk e vënë në diskutim pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Një ndër rregullat e programit është se konkurrentët nuk duhet të takohen jashtë programit, por si duket Sindi dhe Atdheu kanë vendosur t’i thyen ato.

Kohë më parë Atdheu i tha Sindit se i është zbehur pëlqimi për të, por konkurrentja nuk e besoi atë.

Si duket pëlqimi mes tyre kanë vazhduar ta mbajnë jashtë emisionit./Insajderi.com