“Konfirmohet” ndarja e Oriolës dhe Erosit

“Konfirmohet” ndarja e Oriolës dhe Erosit

Prej disa ditësh në mediat rozë është aluduar për ndarjen e modeles shqiptare, Oriola Marashi dhe futbollistit shqiptar, Eros Grezda.

Dyshimet e para erdhën pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Një video e publikuar nga Oriola, ku shihet këngëtari me famë botërore, Justin Bieber i cili gjatë vitit 2013 priste të dashurën e tij, Selenën, mori gjithë vëmendjen e fansave.

Si duket video e ka emocionuar Oriolën e cila ka shkruar “Kjo dhemb dhe nuk është marrëdhënia ime”.

Mjaftoi ky postim i saj dhe në mediat rozë u konfirmua ndarja e qiftit./Insajderi.com