Reperi, Ledri Vula, ka vetëm disa muaj që është bërë baba për herë të parë kurse ndau imazhe nga dora e tij me tatuazhin që mban emrin e vajzës, njofton Insajderi.
Ledri Vula dhe blogerja nga Shqipëria, Sara Hoxha, në dhjetorin e vitit 2020 u bënë prind duke iu lindur një vajzë, të cilën e quajtën Poem Blu.
Ndërsa, të premten e 7 majit Vula postoi fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqi tatuazhin.
Dyshja së fundmi bashkë me voglushën kanë kaluar pushime në Dubai teksa kanë ndarë dhe fotografi duke i shijuar momentet së bashku. /Insajderi.com