Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Grammy” dhe ka shitur më shumë se dhjetë milion kopje të këngës së saj hit “Meant To Be”, njofton Insajderi.
Por, ajo që nuk mund të shtojë në listën e saj të arritjeve është pajtimi Dua Lipës me Rita Orën.
Këngëtarja amerikane u kthye të enjten me albumin e saj të dytë “Gabimet më të mira”, ndërsa ka mbetur i parealizuar një bashkëpunim në mes të saj, Ritës, Duas dhe Avas.
Bebe e dëshpëruar priste të bënte një paraqitje ku do ishin të katërta ato. Ajo tha se tani beson se nuk do të ndodhë kurrë për shkak të grindjes midis yjeve.
“Unë kam provuar vërtet. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht atje ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku”, deklaroi ajo për “TheSun”.
Bebe mendon se ato janë bërë “konkurruese” me njëra-tjetrën për shkak të presioneve për famë në industrinë e muzikës.
Duke folur për publikimin e albumit të ri, ajo shtoi: “Unë jam nervoze, por karriera ime nuk ka ndjekur kurrë rrugën e përsosur të asaj që do të ishte një yll normal i pop-it”.
“Jeta ka të bëjë me ngritjen e valëve – dhe shpresoj që kjo të jetë e lartë”. /Insajderi.com