Puntata e 7 majit në “Për’puthen”, para ekranit na zbuloi pothuajse të gjithë pjestarët e saj në lotë, njofton Insajderi.
Ishte një video e bërë befasi nga nëna e Mevlanit, që u transmetua në pjesën e dytë të emisionit, gjë e cila emocionoi konkurentin në fjalë, dhe të gjithë të tjerët sa që filluan të qajnë nga rrëfimi i së ëmës dhe vetë atij.
Derisa po fliste për jetën e vështirë ekonomike në të kaluarën dhe lidhjen e ngushtë që kishte krijuar me nënën e tij, konkurentët u mbushën me lot, përfshirë edhe prezantuesen, Bora Zemani, dhe opinionistin, Arian Konomi.
Ndërsa, pas emisionit një numër i madh i ndjekësve të “Për’puthen” e kritikuan Mevlanin se ka shpërthyer në lot “për famë”.
Kurse, Mevlani i ktheu përgigje kësaj kritike përmes një Instastory duke thënë se lotët i dolën nga shpirti si çdo kush që do të çante për nënën, e sidomos duke qenë pjesë e një vështirësie të tillë./Insajderi.com