Sa ishte pjesë e On-Records, zbulon se klikimet i janë blerë

Sa ishte pjesë e On-Records, zbulon se klikimet i janë blerë

Reperi Feronit Shabani i njohur si FERO, prej vitesh ka ndarë rrugët me ish-labelin e tij ku ka nisur gjithë karrierën muzikore për të vazhduar drejtë rrugës si solo artist, njofton Insajderi.

Derisa ishte nën menaxhimin e “On Records”, aty ku mori hov dhe suksesi i tij, pas një kohe dha dorëheqje e cila la shumë pikëpyetje për publikun se çfarë ka ndodhur që u largua nga grupi, duke mos dhënë asnjëherë detaje.

Ndërsa, këto kohë ai kritikohet se ka qenë më i dëgjushëm kur ka qenë pjesë e “On-Records”, duke parë se ka diferencë në klikimet që i marin klipet e tij tani.

Por, ai e zbuloi “të vërteten” e këtyre klikimeve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i cili la të kuptonte se ato klikime të shumta në “Youtube” nuk janë reale, kjo do të mbetet në konfuzitet deri në një vërtetim se është kjo e vërtetë.

Kënga e fundit e reperit është në bashkëpunim, e titulluar “Wumm Wumm”, po ashtu njoftoi se i ka dhe 15 klipe tjera për lansim. /Insajderi.com