Reperi Fero, bëri “kaos” me deklaratën e fundit se në “On-records”, i janë blerë klikimet, njofton Insajderi.
Reperi ka kumtuar se ish-menaxhmenti i “On-Records”, ku kishte edhe fillimet e karrierës ia ka blerë klikimet andaj sot ka më pak klikime në këngët e tij si solo artist.
Kjo gjë nuk u pritë aspak mirë nga ish-menaxheri, Met Elshani, i cili ka reaguar përmes rrjetit social Instagram, i cili tha se reperi në fjalë nuk ka dëshmuar asgjë duke iu drejtuar se “ai po pështyn dorën që i dha me hongër bukë”.
Po ashtu, ai ka shtuar se kishte brenda kompanisë artistë që kanë kërkuar blerjen e klikimeve por që përgjigja e “On records” ka qenë jo.
Por, prap kjo nuk mjafton për të zbuluar të vërtetën e këtyre klikimeve dhe kësaj përqarje të ndodhur mes dyshes, kështu që mbetet të pritet deri në shpërndarjen e një fakti që e dëshmonë të vërtetën. /Insajderi.com