Taylor Swift, femra e parë me çmimin “Global Icon”

Taylor Swift, femra e parë me çmimin “Global Icon”

Fituesit në ceremonin e “Brit 2021” do të shpallen në natën e mbajtjes së saj ku dhe do të mësojnë për triumfin në kategori të ndryshme, e që do të mbahet në Londër më 11 maj, njofton Insajderi.

Një këngëtare me famë botërore tanimë e ka mësuar se cili do të jetë çmimi që do të marrë ajo.

Është kjo Taylor Swift, e cila do të shpërblehet me çmimin, ‘’Global icon’’, që ka të bëjë me ndikimin që ka lënë anemban botës me muzikën e saj.

Swift është nominuar për International Female Solo, së bashku me Billie Eilish, Miley Cyrus, Cardi B dhe Ariana Grande.

Artistja,  është duke u bërë fituesja e parë e këtij çmimi si femër 31 vjeçare.

Ndërsa, çmimi si, ‘’Global icon’’,  më parë i është ndarë David Bowie, Elton John dhe Robbie Williams. /Insajderi.com