Dy konkurentët që dolën nga “Për’puthen” për të vazhduar njohjen jashtë, Jasmin Kadriu dhe Andi Artani, së fundi duket se janë përqarë, njofton Insajderi.
Ishte Jasmin ajo që “zbuloi” se Andi është në përndjekje të këngëtares, Diona Fona, në klipin e fundit të së cilës ishte protagonist ai.
Të themi se e demaskoi duke hedhur një foto ku shihen Andi dhe Diona, duke realizuar xhirime.
“Dje Andi ka qenë i ftuar në ditëlindje, por iku drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘shoqes’ që e ka njohur veç kur i ka shkruar për ta marrë si imazh’’, shkroi Jasmin ngjitur me fotografinë.
Ajo tha se ishte në pritje të këtyre fotove, duke u drejtuar kështu: “Dje ua them sinqerisht po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxorët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘të dashuruar'”.
“Sa për këtë ‘femrën’ bota është rrumbullakët, sot unë nesër ti’’, vazhdoi ajo, duke iu referuar këngëtares Diona Fona.
Nuk mbaroi me kaq, Jasmin hodhi dhe një shkrim ku tha që mos të vazhdojnë ta përmendin në foto dhe video ku është me Andin. /Insajderi.com