Këngëtarja Altuna Sejdiu, para pak ditësh është bërë nënë për herë të dytë, njofton Insjaderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tuna, në rrjetin social Instagram, ku ajo ka ndarë momente nga ardhja në jetë e djalit të saj të dytë të quajtur Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës. Proud Mom of Tian and Zen “, ka shkruar ajo.
Por, këngëtarja nga Shkupi kishte vendosur që shtatëzanin e saj të dytë ta mbajë të fshehtë nga publiku, deri në momentin kur foshnja erdhi në jetë.
Ajo ka postuar një video nga festa madhështorë që ka organizuar me 6 nëntor, për të zbuluar gjininë e foshnjës së saj.
Tuna, kishte zgjedhur një ambient të veçantë për këtë festë, në një pistë të aeroportit , teksa ngjyra e kaltër që lëshohej nga aeroplani zbuloi gjininë e fëmijës.
Me një rreth të ngushtë miqsh dhe djalin e saj të madh, Tianin, ajo u pa në festë pa babanë e fëmijës, Patrisin.
Ndryshe, ka tash e sa kohë që flitet në mediat rozë se dyshja jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri.Insajderi.com