Jasmin Kadriu sqaron raportin e saj me Sara Malajn

Jasmin Kadriu sqaron raportin e saj me Sara Malajn

Ish-konkurrentet e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu dhe Sara Malaj duket se kanë përmirësuar raportet mes vete, njofton Insajderi.

Gjatë kohës sa ishin në program, në fillim u shfaqën shumë të afërta me njëra-tjetrën, por pastaj marrëdhënia e tyre u kris. Ato kanë pasur një debat të ashpër mes vete, për të cilin “mollë sherri” ishte ish-konkurrenti Andi Artani.

Por, me kalimin e kohës gjithçka u rregullua, dhe para publikut ato sërish u shfaqën të afërta.

Të gjithë situatën mes vajzave, e sqaroi vetë Jasmin me anë të një postimi në Instagram, teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi.

“Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zënë, nuk flisje, tani bashkë në foto”, e pyet një nga ndjekësit.

“A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e logjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, logjika sjell zgjidhje Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë”, i është përgjigjur ajo. /Insajderi.com