Ai që bëhet për të gjithë si prindi i dytë, pa dyshim që është mësuesja/i e parë, që na mëson shkrimin dhe diturit e para.
Në rastin e Fitër Bajramit, njëri nga reperët e shumënjohur edhe ndërkombëtarisht, ka shkuar për vizitë tek mësuesja e parë.
Është ky, Gramoz Aliu, i njohur me nofken ‘Mozzik’, i cili është mbledhur së bashku me shokët dhe kanë shkuar për të uruar zonjën Sadije Çarkaxhiu.
Dihet se reperi mban akoma shoqëri të ngushtë me shokët e klasës të qytetit Ferizaj.
Ai ka ndarë edhe një fotografi nga kjo vizitë në rrejtin social Facebook, duke bashkangjitur dhe një shkrim i cili ishte shumë i veçant duke e cituar mësuesen si një qiri i cili shkrihet për të ndriçuar rrugën e nxënësve.
“Një mësuese e mirë është si qiriu. Ajo shkrin veten për të ndriçuar rrugën të tjerëve ❤️ Për Bajram tek Mësuesja jonë e dashur Sadije Çarkaxhiu!”, ka shkruar ai.