Azeti projektin e ri ia kushton ëndërrave dhe jetës

Azeti projektin e ri ia kushton ëndërrave dhe jetës

Reperi gjerman me prejardhje kosovare, Granit Musa, i njohur me nofkën ‘Azet’, ka lansuar  projektin e tij më të ri muzikor, njofton Insajderi.

Azeti tani më i njohur dhe ndërkombëtarisht ka sjellur këngën më të re të titulluar “Unë jam”.

Pas 7 muajsh po thuajse ai nuk kishte qenë aktiv në skenën muzikore, ndërsa projekti ‘Une Jam’ erdhi i realizuar po ashtu dhe me videoklip, në të cilën flet për një jetë nga fëmijëria, për jetesë jo të mirë, flet për shokët që ka mbetur pa ta dhe si tani ka arritur majat e suksesit.

Projekti është duke u pritur mjaft mirë nga fansat duke kapur mijëra klikime, ku producent të saj ishin Lucry dhe Suena. /Insajderi.com