Prindërit e këngëtares Rita Ora, më 19 maj festojnë përvjetorin e kurorëzimit të dashurisë.
Ata sot festojnë 30 vjetorin e martesës.
Ylli i popit në ditën e veçantë të çiftit ka hapur arkivat e albumit të fotografive duke zbuluar disa prej tyre të cilat nuk i kemi parë më parë.
Fotografitë janë që realizuar vite më parë e artistja i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram dhe ka shkruar: “Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ju e bëni dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si model ashtu edhe si ata që besojnë vërtetë në dashuri, që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime 30 vjet martesë’’./Insajderi.com