Reperi nga Drenica, Don Xhon, ka paralajmëruar një befasi të veçantë për fansat e tij, e cila lidhet më kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku është shfaqur nën shoqërinë e Ladrovcit, mirëpo nuk ka zbuluar se a është fjala për ndonjë këngë të re apo ndonjë projekt tjetër.
“Një super surprizë, n’Drenicë, së shpejti me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, shkroi Don Xhon në mbishkrimin e fotografisë.
Reperi drenicas, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Unë foli i fundit”, i cili u publikua pak ditë më parë./Insajderi.com