Bora Zemani “bashkohet” me ish të dashurin

Bora Zemani “bashkohet” me ish të dashurin

Moderatorja, Bora Zemani dhe DJ Vin Veli janë bërë sërish bashkë, e shkak për këtë është bërë djali i tyre, Arbori, shkruan Insajderi.

Ditën e sotme ky i fundit ka pasur festën e Abetares, duke përfunduar me sukses klasën e parë.

Bora ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment, ku duket e lumtur më të arriturat e djalit të saj.

“Sa shpejt u rrite o Arbor. Për çdo gjë të re tendën mendoj ‘kjo është dita me e bukur e jetës’”,  ka shkruar Zemani krahas fotove.

Bora Zemani është moderatore e emisionit më të shikuar në Shqipëri ”Për’puthen” dhe ka një kohë të gjatë që është ndarë nga Veli. /Insajderi.com