Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka performuar në skenën e konkursit më të madh në botë për muzikë “Eurovision” në mbrëmjen e dytë gjysmë finale.
Ajo ka interpretuar live këngën e saj “Karma”, në gjuhën shqipe.
Në një paraqitje ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela ka elektrizuar skenën e madhe në Roterdam të Holandës.
Këngëtarja shqiptare këndoi e 11-ta me radhë, e që njëherësh numri garues shënon edhe kodin me të cilin shqiptarët mund ta votojnë atë që të kualifikohet në natën finale./Insajderi.com