“Nuk kam ndjenja të forta” Aristela refuzon Princin

“Nuk kam ndjenja të forta” Aristela refuzon Princin

Më 21 maj u transmetua dhe puntata e fundit e sezonit të parë të “Për’puthen”, programi që arriti mbi 500 mijë klikime.

Në përmbylljen e sezonit ku merren përgjigjet e fundit për të gjitha ngjarjet që kanë mbetur papërfunduar u sqarua edhe lidhja se si qëndron mes Aristelës dhe Princit.

Princi ishte deklaruar për bjonden prej javësh, kjo e fundit nuk ia ktheu njëjtë dhe ka vendosur të dalë e vetme nga programi duke e refuzuar atë para të gjithëve.

Dyshja zhvilloi dhe një përballje të fundit në emision që sqaruan gjithë ngjarjet që ju ndodhën dhe si janë në këtë përfundim.

Aristela i quajti pengesë për ta ndodhitë që i përplasën në ditët e fundit, ajo i kërkoi dhe ndjesë duke i thënë se nuk ka qenë e vetëdijshme për stresin.

Ndërkohë që Princi ia ktheu duke i thënë se ishte bukur shumë për të qenë e vërtet dhe beson se ajo është ndikuar nga situata, duke i kërkuar dhe një pauzë për të parë më pas se a po vërejnë mungesë për njëri-tjetrin.

Këtë Aristela ia ktheu si me ironizim duke i thënë shumë shkurt “Ne kemi bërë pauzë”, duke shtuar se ajo ka pëlqim por që nuk ka ndjenja të forta.

Kështu mbaruan dhe Princi u shpreh se ndjehet i lënduar, por a do të vazhdojë dyshja të njihen jashtë dhe a do të ketë një lidhje për ta mbetet të shohim se çfarë do të na tregojnë me kohën. /Insajderi.com