Mc Kresha po e lë muzikën për fe?

Mc Kresha po e lë muzikën për fe?

Para disa ditësh në rrjete sociale ka qarkulluar një foto e këngëtarit Kreshnik Fazliu – Mc Kresha me hoxhën Fatmir Latifaj,  që u bë shkas për disa thashetheme.

U përfol se artisti po e lë muzikën për shkak të fesë.

Kresha prej kohësh është predikues i devotshëm i fesë isalme dhe e bënë faljen e namazit të xhumasë.

Sipas Prive, informata që po e lë muzikën nuk është e vërtetë. Ai është duke vazhduar punën në projekte të reja muzikore.

Ndërsa, kohë më parë artisti ka thënë se do të largohet nga muzika për t’i lënë radhë artistëve të rinj, por kjo do të ndodh gradualisht dhe nuk do të lidhet me asnjë faktor tjetër përveç kohës./Insajderi.com