Mozzik zbulon datën e lansimit të këngës me Loredanën

Mozzik zbulon datën e lansimit të këngës me Loredanën

Javët e fundit, fokusi i mediave rozë ka qenë në ribashkimin e rep-artistëve të njohur Mozzik dhe Loredana, shkruan Insajderi.

Ata kanë paralajmëruan bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor.

Ka qenë vetë Mozzik, i cili përmes një postimi në Instagram ka dhënë detaje për këngën e titulluar “Rosenkreig”, e cila do të lansohet më datën 28 maj.

Përpos kësaj, rep-artistët kanë paralajmëruar fansat edhe për lansimin e albumit “No Rich Parent”.

Loredana dhe Mozzik janë përfolur edhe për një ribashkim si qift, por këta të fundit nuk kanë mohuar as pohuar asgjë.

Ata kanë një vajzë nga martesa e tyre, e quajtur Hana. /Insajderi.com