Zuri vendin e parë nga juria por jo dhe nga audienca, Gjoni flet pas festivalit ku zuri vendin e tretë

Zuri vendin e parë nga juria por jo dhe nga audienca, Gjoni flet pas festivalit ku zuri vendin e tretë

Fitoren në finalen e festivalit të këngës në “Eurovison” e zuri Italia me artistin Maneskin, vendin e dytë Franca dhe Zvicra të tretin me përfaqësues nga Gjon Muharremi.

Artisti nga Kosova performoi me këngën “Tout I’univers”, duke lënë një spektakël të jashtëzakonshme dhe afër fitores duke qenë në vendin e parë me 267 pikë, por që në fund diferencen e bënë votat  e audencës që nuk pati fatin të jetë në vend të parë deri në fund.

22 vjeçari pas finales foli në një intervistë për SRF ku u shpreh se është ndarë i kënaqur që arriti të zë vendin e tretë dhe më tej tha: “Më vjen mirë që njerëzve u pëlqente”.

Ai ishte veçanërisht i kënaqur me vendin e parë pas votimit të jurisë.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur të zë vendin e tretë dhe që kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria do të thotë që unë kam diçka të veçantë”.

Artisti arriti gjithësej 437 vota me baladën e tij e që njëherish është një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në ‘Eurovision’ duke kaluar suksesin që kishte në vitin 2009 kur zuri vendin e katërt nga këngëtari Bernese Luca Hänn”. /Insajderi.com