Bora e quan “zagar” Arjanin derisa ky ia shpreh dashurinë

Bora e quan “zagar” Arjanin derisa ky ia shpreh dashurinë

Emisioni që arriti shikueshmërinë më të madhe shqiptare është “Për’puthen”, dhe tani është drejt fundit të sezonit të dytë.

E padyshim që në mesin e protagonistëve që fituan zemrat e publikut janë edhe prezantuesja e programit, Bora Zemani dhe opinionisti, Arjan Konomi.

Në këta nëntë muaj dyshja duket që kanë lidhur shumë raportet e tyre, saqë këtë e tregojnë dhe në rrjete sociale.

Së fundmi ishte Arjani ai që ka postuar fotografi me Borën, dhe poshtë saj ka shkruar “Si nga Vlora që jemi, besoj e di si e shprehim dashurinë e madhe: “Të dua moj qëne!”.

Ndërsa, kjo e fundit i ka reaguar duke i thënë: “Edhe unë ty o zagar”, bashkëngjitur me disa emoji duke qeshur.
Kjo bisedë mes dyshes tregon që kanë një lidhje të ngushtë dhe pa komplekse, e cila është parë dhe brenda programit.
Me programin do të shoqërohemi dhe disa ditë pasi kanë ndarë kohë që konkurrentët e vjetër të sqarohen nga situatat që janë krijuar brenda emisionit. /Insajderi.com