Don Xhoni në kohën e pandemisë erdhi për herë të parë me një freestyle në ekranet tona televizive, duke bërë bujë të madhe në media dhe rrjete sociale. Ai tani ka arritur të jetë një ndër personazhet më të pëlqyera nga publiku, i cili me muzikën e tij arriti t’i fitojë zemrat e të gjithve. Para disa ditëve, rep-artisti ka postuar një InstaStory krah kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke paralajmëruar një befasi. Ndërsa, tani u zbulua se ka të bëjë me mbajtjen e një koncerti në Drenas, qytetin prej nga dhe vjen reperi. Koncerti do të hapet me datën 12 qershor dhe do të përfundojë me 14 qershor, në ditën e çlirimit të Drenicës. Pjesë e koncertit do të jetë edhe këngëtarja Melisa Halilaj. Ndërsa, kënga e fundit e artistit drenicas është “Unë foli i fundit”, i realizuar edhe me videoklip./Insajderi.com