Kanye West në lidhje me ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos

Kanye West në lidhje me ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Kanye West duket se ka nisur një jetë të re.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar thashetheme se ai dhe modelja e njohur, Irina Shayk, janë në një lidhje dashurie, njofton Insajderi.

Kështu pretendon një burim për revistën “DeuxMoise”. “Nuk e di nëse ‘takimet’ (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes”, ka thënë burimi.

Por, lidhur me këto thashetheme nuk ka reaguar asnjëri prej tyre.

Kujtojmë se njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”.

Bukuroshja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012./Insajderi.com

Who Is Irina Shayk? Is Kanye West Dating Bradley Cooper's Ex? | YourTango