Dyshja e njohur e showbizit, Mozzik dhe Loredana Zefi, sonte do ta lansojnë këngën e re.
Paralajmërimi është njoftuar prej disa ditësh me postime e video të ndryshme në rrjete sociale.
“Rosenkrieg” mban titullin kënga e dyshes, e cila do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik njoftoi se bashkëpunimi i ri do të lansohet sot, kur ora të shënojë mesnatën.
“00:00 Rosenkrieg sonte”, ka shkruar ai.
Projekti është pjesë e albumit të tyre të ri të quajtur “No Rich Parents”, të cilët në vijim do të vijnë edhe me të tjera prurje muzikore./Insajderi.com