Më 29 maj mbahet finalja e madhe e “Kënga Magjike”.
Sezoni i 22-të i festivalit është mbajtur shumë më ndryshe se herave të kaluara si pasojë e pandemisë COVID-19, e që për herë të parë ky kompeticion muzikor nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Po ashtu ka pasur një numër të kufizuar njerëzish në skenë, në mesin e tyre edhe artistë që kanë kënduar në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.
Pjesë e finales do të jenë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe këngëtarë të rinj dhe artistë të huaj.
Ndërsa, artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti ishin, Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki./Insajderi.com