Shumë shpejtë në ekranet tona televizive do të jetë formati i famshëm “Big Brother VIP”, dhe të gjithë janë kuriozë për personazhin që do e moderojë.
Njëri ndër emrat e përmendur është Bora Zemani.
Derisa ajo ishte e ftuar në një intervistë në ‘Prive’, ka mohuar se do të prezantojë këtë reality show, sepse dëshiron të vazhdojë me “Për’puthen”.
Ajo ka folur për eksperiencën e saj brenda programit që e cilësoi si njërën prej më të mirave.
Ndërsa, sa i përket jetës private, bukuroshja zeshkane tha se nuk do të flasë asgjë dhe që “do e qepë gojën përfundimisht”.
Në fund, Bora shtoi se do t’i rikthehet vetes dhe do t’i përkushtohet punës së saj në ekranin televiziv. /Insajderi.com