Joe Lara – ylli i “Tarzan: The Epic Adventures” – ka vdekur në moshën 58-vjeçare pasi aeroplani në të cilin ndodhej me bashkëshorten e tij dhe disa të tjerë, u përplasën në një liqen këtë fundjavë.
Avioni privat – thuhet të jetë Cessna 501 – u ngrit të shtunën nga Aeroporti i Smyrna, pak jashtë Nashville dhe thuhet se ishte nisur në drejtim të Palm Beach, FL … por u zhyt në Liqenin Percy Priest, jo shumë kohë pas ngritjes, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.
Zjarrfikës dhe ekipet e tjera të shpëtimit u dërguan në vendin e ngjarjes – por, pas një operacioni gjithë natës – autoritetet bënë të ditur se udhëtarët u gjetën të vdekur … dhe familjet e tyre u njoftuan. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin.
Lara ishte në mesin e shtatë personave që u gjetën të vdekur./Insajderi.com