Matoshi e krahason lidhjen e saj me Keith me atë të profetit Muhammed me Hatixhën

Matoshi e krahason lidhjen e saj me Keith me atë të profetit Muhammed me Hatixhën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, lidhjen e saj me futbollistin afrikan,  Keith Owen Groeneveld, e ka krahasuar me martesën e profetit Munamed me Hatixhen.

Komenti i saj erdhi pasi një replikues i tha se “ka mundur të jetë me dikë më të përafërt me moshën”.

““Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, ka replikuar Matoshi.

Profeti Muhamed, gjatë moshës 25 vjeçare ishte martuar me Hatixhen e cila ishte 40 vjeç.

Dallimi ishte 15 vjeç – ndërsa Matoshi me Owen Groeneveld ka diferencë 19 vjeç. /Insajderi.com