Para tre ditësh, Loredana dhe Mozzik erdhën me bashkëpunim duke sjellur këngën me titull “Rosenkrieg”, me të cilën konfirmuan edhe ribashkimin e tyre, pas një periudhe të ndarjes.
Së fundmi ka qenë bjondina bukuroshe që ka paralajmëruar se në ora 19:00 në bashkëpunim me Mozzik dhe Modus Mio do të lansojnë projektin e ri muzikor.
Ajo ka postuar një fotografi në InstaStory ku ka shkruar, “Në ora 19:00 Modus Mio, Mozzik dhe unë”, bashkëngjitur me një zemër të thyer.
Dyshja ashtu siç kanë paralajmëruar do të sjellin albumin “No rich parents” dhe si duket po e kompletojnë duke postuar këngë për shumë ditë afër njëra – tjetrës, që pa dyshim do të jenë hite, pasi kënga e fundit e tyre për tre ditë mori mbi tre milionë klikime. /Insajderi.com