Reperja Gjira ka reaguar pas publikimit të këngës së Melinda Ademit, ku nuk ka lënë pa i përmendur edhe nënën e ndjerë, shkruan Insajderi.
Gjira në Instagram ka shkruar se “Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga”.
Sipas saj, kjo është mungesë e moralit dhe ndërgjegjes.
“Më fal po këto femra nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, ka shkruar Gjira.
Rep-artistja, Melinda ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “ Qa din ti”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.
Ajo bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh në pauzë pas vdekjes së nënës së saj dhe kjo ishte kënga e parë për vitin 2021./Insajderi.com