Në puntatën e fundit të “Për’puthen” Mevlani deklaroi publikisht për ndarje plotësisht nga Ledjana. Dyshja kanë ndarë rrugët pasi ka qenë kjo e fundit që e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale dhe më pas nuk kishin asnjë kontakt. Derisa po vazhdojnë me thumba ndaj njëri tjetrit duket se nuk mundën të shkëputen aq lehtë. Së fundmi ishte Ledjana ajo që ka postuar një InstaStory ku ka shkruar, “Më mirë mu zënë me ty, sesa me u puth me dikond tjetër”. Pas saj Mevlani ka publikuar një video derisa voziste veturën dhe dëgjonte këngën e Dafina Zeqiri “A je pendu”. Këto statuse po që kanë ndërlidhjen e tyre të përmbajtjes, por a do të kemi një rikthim të tyre mbetet të shihet në vazhdim. /Insajderi.com