Në mesin e thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi për fytyrat publike, është edhe artistja Aurela Gaçe. Meqenëse ajo është pjesë e fushatës kundër kancerit të gjirit, filluan aludimet se artisja po vuan nga sëmundja e kancerit. “Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten dhe unë të jem pranë tyre”, ishin disa tituj në media që e revoltuan këngëtaren. Shkrimet e tilla arritën deri tek familjarët e saj, të cilët u shqetësuan. Me këtë rast ajo ka bërë një reagim. “Deri ku mund të shkojë ‘gatimi’ i një titulli?”, ka filluar shkrimin ajo. Aurela tha se që prej 2018-tës ka bërë postime ku janë thirrur nënat të bëjnë kontrollet e gjirit dhe pranoi se ka bërë edhe vetë të tilla sepse ia ka frikën sëmundjes së kancerit. Artistja vazhdoi, “Tani, ky lajm përsëritet në 2021, duke e bërë titullin fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin”. Ajo tregoi se si e telefonuan të afërmit në gjendje të shqetësuar duke e pyetur se a ishte mirë, dhe Aurela e cila përgjigjej duke mos ditur se çfarë po ndodh. Gaçe tha se është e indinjuar për “lajmin e pavërtetë” pasi edhe po e ndalonin rrugëve duke ndjerë keqardhje ndaj saj. Ajo u shpreh shumë e revoltuar ndaj mediave që raportuan një gjë të tillë, duke iu drejtuar me fjalët, “Moralin ku e keni? Si mund të manipuloni edhe me lajme për shëndetin?”. Derisa ajo këshilloi se do të ishte mirë të ndihmonin gratë sikur bënë ajo dhe “jo të gjeneronin për klikime”. /Insajderi.com