Tessa Thompson duket se po e shijon romancën nga pushimet në Australi derisa ishte në xhirime të filmit të ri të Marvel Thor, "Dashuria dhe Thunder".

Nga lidhja poliamore, aktorja xhirohet duke puthur dikë tjetër

Nga lidhja poliamore, aktorja xhirohet duke puthur dikë tjetër

Tessa Thompson duket se po e shijon romancën nga pushimet në Australi derisa ishte në xhirime të filmit të ri të Marvel Thor, “Dashuria dhe Thunder”.

Aktorja 37 vjeçare, ishte fotografuar duke u puthur me modelin 29 vjeçar, Aussie Zac Stenmark, raporton Page Six.

Dyshja u xhiruan derisa po bënin një puthje pasionante sikur të mos ishin në rrugë dhe i ndante vetëm biseda dhe e qeshura ku dukeshin shumë të lumtur.

Thompson, dukej absolutisht e dashuruar derisa ajo dhe vendasi Australian, Stenmark, ishin në shëtitje flirtuese në Sidnei, ku mezi i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Por ajo që është e çuditshmja është sepse kishte ndodhur në të njëjtën ditë që Tessa u fotografua duke  ndarë puthje poliamore me këngëtaren  Rita Ora dhe të dashurin e saj regjisorin, Taika Waititi.

 

Derisa për fotografit e publikuara të treshes nuk kanë reaguar asnjëri, por për regjisorin Taika u bë e ditur se është qortuar nga shefat e tij të “Marvel”.

Çfarë po ndodh mes tyre mbetet të shihet nëse kemi sqarimin e protagonistëve. /Insajderi.com