Tayna dhe Azeti sollën bashkëpunim me titull “Ti Harro”, shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti i tyre pritej me padurim dhe vetëm për një ditë arriti mbi një milionë klikime.
Derisa kënga po pëlqehet nga audienca, arriti të jetë e para në Kosovë edhe në disa shtete tjera.
Në strorjen e tyre në Instagram kanë njoftuar se projekti i tyre është i pari për momentin në listën e këngëve më të dëgjuara në Shqipëri, e dyta në Gjermani dhe e treta në Austri.
Projekti gjithashtu po dëgjohet shumë edhe në shtetet e njohura si, Zvicër, Maqedoni, Itali e Slloveni.
Ndryshe kjo është kënga e parë që sollën dyshja si duet, por presim edhe të tjera të tilla. /Insajderi.com