Dy personazhet e “Për’puthen” që zbuluan se raportet e tyre janë prishur, nga njëra palë po vazhdojnë thumbat, shkruan Insajderi.
Bëhet fjalë për “vëllezërit” Atdhe Xheravina dhe Andi Artani.
Kjo u kuptua nga një postim në InstaStory prej Atdheut i cili nuk e etiketoi këtë të fundit dhe nga fakti se nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Por, nuk mbeti me kaq.
Së fundmi Atdheu e thumboi haptazi Andin duke hedhur një fotografi me Andin tjetër dhe Melisën.
“Po mendojmë t’i ndryshojmë emrin Andit se nuk i shkon ky emër për çfarë njeriu flori është”, ishte shkrimi i Atdheut, i cili shihet se ka një inat të madh mes tij dhe Andi dyshit. Por, që nuk zbuluan qartë shkakun e përqarjes së dyshes. /Insajderi.com