Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, ka dhuruar nja kopje të albumit të saj të ri “Çelu” për modelen e famshme Oriola Marashi, njofton Insajderi.
Për këtë dhuratë të bërë nga këngëtarja, ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimi në Instagram.
Ajo u shpreh e lumtur që pranoi një dhuratë të tillë nga artistja e saj e preferuar.
“Faleminderit idhulli im Elvana Gjata, të duam jashtë mase shumë”, shkruan ajo.
Ndryshe, Elvana Gjata në orët e para të ditës së sotme publikoi këngën “Loti”, të vizualizuar edhe me një klip të veçantë. /Insajderi.com