Arbnore Zogjani, vajza e dëshmorit Hysen Zogjani, e cila i ka kënduar UÇK-së edhe në të kaluarën, ka publikuar një “Cover”, përpunim dhe interpretim me kitare akustike të këngës “Në Ditën e Flamurit” të Shyhrete Behlulit, e cila u dedikohej të burgosurve shqiptarë që u shkruanin letra urimi nënave të tyre për festën e 28 Nëntorit.
“Veç më kushtoj zemra të këndoj për ta”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
“Dita e Çlirimit sivjet është e mangët pa liderët e luftës dhe paqes në Kosovë”.
“E falënderoj këngëtaren Shyhrete Behluli, e cila më lejoi ta përshtat dhe interpretoj këngën e saj “Në Ditën e Flamurit”.
“Urime 12 Qershori të gjitha nënave dhe baballarëve të çlirimtarëve. Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë”.