“Shqiptare” i bashkon Ermalin dhe këngëtaren e njohur nga Shqipëria

“Shqiptare” i bashkon Ermalin dhe këngëtaren e njohur nga Shqipëria

Ermal Fejzullahu nesër publikon këngë të re të paralajmëruar që një kohë, shkruan Insajderi.

Mirëpo, kësaj radhe ai nuk vjen vet por në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Laura Arani.

Është vetë këngëtarja ajo që në Instagram ka postuar një fotografi dhe me këtë rast ka paralajmëruar duetin e titulluar “Shqiptare”, i cili pritet të publikohet nesër.

Kujtojmë që kënga e fundit e Ermalit është bashkëpunimi i tij me Majkun dhe Gheto Geasy i titulluar “Para Para”, i cili numëron afër 6 milion klikime.