Ky detaj merr vëmendje të madhe te Nora dhe Roberti edhe pse ka kohë që janë ndarë

Ky detaj merr vëmendje të madhe te Nora dhe Roberti edhe pse ka kohë që janë ndarë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun shqiptar me paraqitjet e saj, shkruan Insajderi.

Ajo është komentuar shumë herë edhe për jetën e saj private, ku vëmendjen më të madhe e mori ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berishën.

Nora dhe Roberti me sa duket vazhdojnë të kenë raporte shumë të mira shoqërore, shkak kjo edhe vajza e tyre, Renee.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, pasi dyshja ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Dyshja kanë shumë raporte të mira kjo është bërë e ditur edhe pas vdekjes së nënës së Robertit, ku Nora nuk ka kursyer fjalët më të mira për të.

Një bashkim tjetër ku ish-qifti shihen që janë rahat pranë njëri tjetrit është edhe ditëlindja e vajzës së tyre, ku familjarët e dy protagonistëve ishin të ftuar.

Vlen të ceket se pas ndarjës, Nora dhe Roberti i kanë kaluar pushimet bashkë./Insajderi.com