Aktorja Lisa Banes, e cila u shfaq në seri të shumta televizive dhe filma si “Gone Girl”, vdiq të hënën pasi pësoi dëmtime si pasojë e goditjes nga një skuter në New York City këtë muaj.
Ajo ishte 65 vjeç.
“Ajo ishte një grua me shpirt të mirë, dashamirësi dhe bujari të madhe dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë apo para kamerës dhe aq më tepër ndaj gruas, familjes dhe miqve të saj. Ne ishim të bekuar që e kishim atë në jetën tone”, tha David Williams, menaxheri i saj, në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Banes pësoi një traumë të rëndë në kokë pasi u godit nga një skuter që në Manhattan Upper West më 4 Qershor. Ajo u shtrua në spital menjëherë pas incidentit, tha policia./Insajderi.com