Vetura e Ardian Bujupit përmbytet nga vërshimet në Gjermani

Vetura e Ardian Bujupit përmbytet nga vërshimet në Gjermani

Gjermania po përballet me përmbytje ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, shkruan Insajderi.

E nga këto përmbytje kanë pësuar shumë prej banorëve të zonave të përmbytura – një ndër ta edhe këngëtari i njohur Ardian Bujupi, i cili nuk ka shpëtuar nga kjo situatë.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar se si vetura e tij luksoze e tipit Mercedes ka përfunduar nën ujë.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, shihen edhe ekipet e shpëtimit, të cilat kishin dalë në terren për t’ju gjendur pranë banorëve.

Kujtojmë se Ardiani është aktiv në muzike ku së fundit ka publikuar hitin e tij “Peligrosa”, i cili u prit mjaftë mirë nga fansat e tij.

Sezoni i verës sapo ka filluar dhe Ardianin e pret një punë e lodhshme me koncerte./Insajderi.com