Meriton Mjekiqi dhe Noizy kanë qenë nga emrat më të përfolur në rrjete sociale kohët e fundit, pasi mes tyre ka pasur shumë përplasje virtuale të cilat ishin pjesë e mediave rozë, shkruan Insajderi.
Por, mesa duket moderatori Meriton Mjekiqi ka vendosur që të mos flasë më për të dhe ta konsiderojë tashmë një kapitull të mbyllur.
I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, ai është pyetur në lidhje me Noizyn, por ka refuzuar të japë një mendim për të.
“Të ndërrojmë pyetje sepse çdo përgjigje e imja ndaj emrin që përmende mund të bastardohet. Kam vendosur, e them ekskluzive, që nga ky moment me lut çdo gazetar dhe çdo media që të mos përfshihet emri im dhe i tij. Ky është një vendim i imi. Koha televizive është shumë e rëndësishme për t’i dhënë audiencë”, është shprehur Meriton Mjekiqi.
Kujtojmë që Meriton Mjekiqi së fundi ka paralajmëruar hapjen e një studio muzikore në Tiranë, ku talentet e ri do të kenë mundësi që të jenë pjesë e saj.
Në anën tjetër, Noizy ka paralajmëruar një këngë të re për sezonin veror./Insajderi.com