Ish-konkurrentja shfaqjes televizive “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka vendosur që të mos e bëjë publik emrin e partnerit të ri, transmeton Insajderi.
Pas vëmendjes që mori pasi doli qift me Andi Shehin e më pas njoftoi se ishte në lidhje me tjetrin ish-konkurrent, Beart Rexhepin, Tea njofton se nuk i la shije të mirë lidhja të cilën e bëri publike e më pas u nda.
Së fundi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët edhe kësaj radhe donin të dinin detaje nga jeta private e saj.
Një ndjekës i shkruan “A nuk do ta besh publik te dashurin?, kurse ish-konkurrentja pa hezituar i thotë “Jo, jo, kurrë më”.
E gjithë kjo vjen pak kohë pasi Tea në një intervistë ka njoftuar se ka nisur një romancë të re, por nuk ka preferuar të japë detaje. /Insajderi.com